Alketa Vejsiu Instagram – Frymëzuar nga Libri “Seksi i Dytë” i #simonedebeauvoir pyetja të cilës mund ti përgjigjeni dhe ju?
A është gruaja Seksi I Dobët/ Seksi i Dytë?
—-
Nga një intervistë e Simone De Beauvoir shkëputa këtë paragraf;
“Sigurisht, unë isha mjaft e suksesshme dhe kjo më forcoi besimin se burri dhe gruaja mund të ishin të barabartë nëse gruaja dëshironte një barazi të tillë. Arrita të hyj në botën e burrave pa shumë vështirësi. U tregova se mund të diskutoja filozofinë, artin, letërsinë, në nivelin e burrave.U sigurova që të mbaja në vete gjithçka që e bën të veçantë gruan. Për të vazhduar më tutje u përforcova nga suksesi im. Përgjatë kësaj pashë se mund të bëja jetesë aq të mirë sa çdo intelektual burrë dhe se po merresha seriozisht si çdo burrë. Duke qenë ajo që isha, pashë se nëse doja mund të udhëtoja vetë, mund të ulesha në kafene, të shkruaja dhe të respektohesha si çdo shkrimtar burrë.Çdo fazë ma forcoi ndjenjën e pavarësisë dhe barazisë. Prandaj, u bë shumë e lehtë për mua të harroja se një sekretareshë nuk mund të gëzonte në asnjë mënyrë të njëjtat privilegje. Ajo nuk mund të ulej në një kafene dhe të lexonte një libër pa u ngacmuar. Ajo ishte rrallë e ftuar në festa për shkak të “mendjes së saj”. Ajo nuk mund të merrte kredi ose të kishte pronë të sajën. Unë mundesha. Çfarë ishte edhe më e rëndësishme ishte se isha e prirur të përbuzja llojin e gruas që ndihej e paaftë financiarisht ose shpirtërisht, për t’i treguar pavarësinë e saj nga burrat. Në fakt, mendoja se “nëse unë mundem, edhe ato munden.”
E kuptova që shumica dërrmuese e grave thjesht nuk i kishin zgjedhjet që unë kisha pasur, se gratë, në fakt, përcaktohen dhe trajtohen si seksi i dytë nga një shoqëri e orientuar nga burrat, struktura e së cilës do të prishej e kolapsonte totalisht nëse ai orientim shkatërrohet.
Ndërsa teknologjia zgjerohet – teknologjia si fuqi e trurit dhe jo e forcës fizike – arsyetimi mashkullor se gratë janë seksi i dobët dhe kështu duhet të luajnë një rol dytësor , logjikisht nuk mund të ekzistojë më”! | Posted on 15/May/2024 18:55:45



