Endi Demneri Instagram – 🤍

Endi Demneri Instagram - 🤍

Endi Demneri Instagram – 🤍 | Posted on 12/May/2024 16:32:44

Endi Demneri Instagram – I 🤍 NY
Endi Demneri Instagram – Mbrëmja e 1 Qershorit ishte e magjishme për mua! 
Kam përjetuar emocione aq të forta, sa ndihem ende e përhumbur! 

Pjesëmarrja në “Miss Universe Albania” ishte një eksperiencë mbresëlënëse jo vetëm për mua, por për të gjitha vajzat pjesëmarrëse! 

Këtë rrugëtim kaq të bukur dua t’ia dedikoj gjyshes dhe gjyshit tim, dy ëngjëjve të mi. Jam e bindur që nëse do të ishin në sallë mbrëmë, ovacionet më të forta do të më vinin prej tyre! 

Unë besoj fort se bukuria nuk është vetëm të kesh një portret të bukur, por të kesh një mendje të bukur, një zemër të bukur dhe një shpirt të bukur. Prandaj, e kam parë Miss-in si garë ku unë doja dhe isha plotësisht vetëvetja. E kam parë si një mundësi për t’i dhënë zë kauzave që vlejnë-mbështetjen ndaj vajzave dhe grave, duke mos harruar asnjëherë se diamantët më të bukur krijohen nga presioni më i lartë. 

Sot, dua të “bërtas” fort dashurinë për familjen time të madhe! 

Një falenderim i madh shkon për produksionin e “Miss Universe Albania”! Mirënjohëse pafund për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment! 

Ju falenderoj të gjithëve për çdo urim, koment e mesazh tuajin! 
Fitorja ime më e madhe është dashuria juaj! ❤️

Unë jam Endi Demneri, Miss Universe Albania 2023! 🥂

P.S: kam vetëm një peng! Më vjen keq që nuk i tregova publikut kaçurrelat e mia natyrale. Gjithsesi, në kohë jemi për ta ndrequr këtë “gabim” 😉

Check out the latest gallery of Endi Demneri