Endi Demneri Instagram – Miss UNIVERSE për herë të parë në Shqipëri!
Eksperienca ime në El Salvador ka qenë e jashtëzakonshme! Pata fatin të njihem me bukuroshe nga e gjithë bota, të njihem me kulturën e vendeve të tyre, me traditat dhe veçantitë që sollën në Miss Universe.
Ndihesha krenare tek më dëgjonin me kërshëri kur u flisja për Shqipërinë dhe shprehnin dëshirën për të vizituar dhe shijuar bukuritë e vendit tonë.
Vajza që mori kurorën e më të bukurës së botës, sot shkeli në tokën tonë, duke mbajtur premtimin se do të vinte patjetër të vizitonte Shqipërinë!
Miss Universe nuk është thjesht një kompeticion, por një shkëmbim eksperiencash, vlerash, traditash dhe mënyra më e mirë për të promovuar atdheun tënd!
E lumtur pafund që e kam përmbushur këtë mision!
Shijoje Shqipërinë, Miss Universe! | Posted on 11/May/2024 00:40:37



