Bleona Instagram – t’s time to talk about Music🎼🎶🎵
Ka ardhur koha të flasim për muzikën shqiptare dhe për vendin që ajo meriton në botën e globalizuar.
Jo pa qëllim zgjodha një këngë ikonike shqiptare për të shënuar hapjen e një dekade të re për muzikën shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Ky është vetëm fillimi, që do të pasohet nga lista e 20 këngëve më të mira të katalogut tim shqiptar – Një bashkëpunim i producentëve me te mire shqiptarë me ata boterore, me qellim hapjen e horizonteve të reja për muzikën shqiptare.
Keto bashkepunime mundesojne shkëmbimin e ideve, stilëve dhe kulturave, duke sjellë një zë unik dhe inovativ në skenën globale qe do te forcoje identitetin tonë muzikor dhe do ta pozicionoje Shqipërinë si një qendër të rëndësishme të krijimtarisë muzikore në botë.
Faleminderit të gjithë fansave që me mbështetje të pakompromis gjatë këtyre viteve më kanë dhënë mundësinë të arrij këtu.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë bashkëpunëtorët e mi, shqiptarë e të huaj, që e sollën këtë projekt në jetë. Pa ju, kjo do të ishte e pamundur.
JU DUA #BLEONA ♥️ #bishaneverleft
Watch full video on my YouTube #linkinbio | Posted on 26/Oct/2024 22:06:39



