Albana Osmani

Albana Osmani Instagram – SHOW MUST GO ON … Një vrapim prej 19 vitesh në TV , sa gjysma e jetës time, në formate të ndryshme, në median ku të gjithë jetuan revulucionin. Sot rinis sërish pas afro 4 vitesh gjithcka Online . Në një studio modeste , ku teknikisht jam perpjekur të jetë cdo gjë në rregull , por besoj që episod pas episodi do të jetë edhe më mirë cdo gjë . Unë vi në një inkorporim digjital, falë dhe teknologjisë, broadcasting online në platformat e mia . Dhe kjo jo sepse nuk ja njoh fuqinë forcës tradicionale të televizionit . Ende ka njerëz që shohin TV . Dhe me kohën , ndoshta ia kaloj si tranmetim televizionit qe do te dua, tia jap . Por thellësisht besoj se në 2024 TV jemi ne, TV jam unë, nëse ne, apo unë ne kete rast, kam kontentin që fiton zemrat e publikut.
Keto 4 vite mos mendoni se mua nuk më mori malli për ju dhe për punën time . Padyshim shumë.! Por kur nuk ke zgjedhje më të mirë, një fjalë e urtë thote : Zgjidh veten. ! Dhe atë bëra , zgjodha të rritem më shumë si njeri dhe u kujdesa të bëhem njeri më i mirë. Edhe atëherë kur gjunjët mu dobësuan Luledielli nën lutjet e bekimet e mijëra fëmijëve dhe të prindërve të tyre mesa duket më dhanë force .

Sot e nis e vetme por kam me vete cdo Shqiptar për këtë jam e bindur . Në orën 21:00 në kanalin tim në Youtube si dhe mediat sociale të miat . Ju pres ! Besoj se do te jetë argetim si dhe ka shumë për të nënvizuar .

Dua të falenderoj përzemërsisht artistin @sibo_graphic qe realizoi siglen grafike ne 3D . | Posted on 12/Feb/2024 00:51:49

Albana Osmani
Albana Osmani

Check out the latest gallery of Albana Osmani