Albana Osmani

Albana Osmani Instagram – Dy Krasniqe, një nga Malësia e Gjakovës dhe tjetri nga pjesa e madhe e tokës së Gjakovës.
Ky ishte një nga momentet më të rralla gjatë realizimit të dokumentarit “K’cimi i Tropojës në UNESCO”, të cilin mund ta gjeni në kanalin tim në YouTube, #TVOnline. Linku është i aksesueshëm në krye të faqes këtu në Instagram.

Ky takim rastësor me këtë zotëri të nderuar më la një ndjenjë të veçantë. Fillimisht mendova se ishte një nga të moçmit e mençur të zonës që do të më tregonte për kërcimin. Por ajo që përjetova ishte më shumë se kaq: një përballje e rrallë brezash, trashëgimënish dhe historie.

Unë jam larguar herët që fëmijë nga vendlindja, fillimisht për studimet në art e më pas për një karrierë intensive në media. Vizitat e mia verore atje , gjithmonë më linin pa fjalë për bukurinë e natyrës, por ky takim ishte ndryshe. Takova një njeri që mbartte në zemër historinë e një populli që s’ka njohur asnjëherë dorëzim, Gjakova Kosova. Dhe ne të dy flisnim të njejtin dialekt dhe njihnim te njëjtën këngë vatani.

Biseda jonë shkoi deri te vargjet e trimërisë të zonës, si të kishim përgatitur një skenar më parë.

Babai im më ka treguar për Gegysenin dhe Krasniqen e Malësisë, luftëtarë të zotë që luftuan kundër pushtimit serb.

Kujtova historinë tragjike të fshatit Gegysen, kur pushtuesit serbë vranë të gjithë burrat e djemtë. Por shpresa nuk u shua kurrë. Në barkun e nënave kishte djem të rinj, dhe kështu vendi jetoi përsëri.

“Mali do të bëhet hi e hiri do të bëhet mal.”
Ne jemi dhe do të mbetemi aty, sepse jemi shqiptarë 🇦🇱🩸.
#albanaosmaniproduction #albanaosmani #kcimiitropojesneunesco | Posted on 06/Jan/2025 18:09:58

Albana Osmani
Albana Osmani

Check out the latest gallery of Albana Osmani