Alketa Vejsiu Instagram – @podclass.alketavejsiu Inspire vazhdon me “Pod Politik”! Sonte ora 21.00 në Kanalin Class Media në You Tube! Shqipëria dhe Turizmi, tema kryesore me gjithë ngjyrat e vendit tonë nga veriu në jug me pamje mbresëlënëse vizualisht në pjesën e tretë të bisedës.
Jam shumë e kënaqur që në “Inspire PodClass” ndava një rrëfim të rrallë me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. @mirelakumbaro
Ky vit e gjeti Shqipërinë si vendin mikpritës në panairin më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin ku pata fatin të isha pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm. Imazhi i Shqipërisë që u servir për publikun ndërkombëtar ishte vërtet frymëzues dhe mbresëlënës.
Mirela vjen në këtë episod jo vetëm si Ministre për të ndarë sfidat dhe arritjet e turizmit shqiptar, por edhe si një grua shumëdimensionale: nënë, bashkëshorte, përkthyese, akademike, një shpirt i lirë plot pasion. Për herë të parë, ndan me ne edhe disa sekrete nga jeta e saj personale që do t’ju prekin dhe frymëzojnë.
Një nga gjërat që më ka bërë më shumë përshtypje në këtë bisedë është njohja e saj e thellë dhe e natyrshme e gjeografisë, historisë dhe njerëzve të zonës që përfaqëson si deputete: do të udhëtojmë bashkë në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Këlcyrë, Vjosë, Përmet.
Ky është, me bindje, një nga podcastet me nivelin gjuhësor më të lartë deri tani, falë dashurisë së saj për gjuhën shqipe, që si përkthyese dhe akademike e shndërron në një reflektim të kulturës së një njeriu të ditur, të lexuar dhe të thellë në mendim.
Një episod që nuk duhet humbur: për Shqipërinë, për turizmin, për gratë, për jetën dhe për dashurinë ndaj bukurive të këtij vendi e jo vetëm. | Posted on 08/Apr/2025 22:47:02



