Edona Llalloshi Instagram – Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Me përulje të thellë dhe përkushtim shpirtëror e moral ndaj së mirës së përbashkët, do ta kryej detyrën time si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo është një detyrë ndaj popullit, ndaj sakrificës dhe ndaj aspiratës për një të ardhme më të drejtë e më të ndritur.
Kosova dhe populli shqiptar, me vendosmëri të pathyeshme, kanë kërkuar dhe mbrojtur lirinë dhe të drejtën për shtet. Sot, çdo hap që hedhim është fryt i atij rrugëtimi dhe i atyre sakrificave.
Mirënjohje e thellë ndaj secilit/ës që ka dhënë kontribut në këtë rrugë të lavdishme. | Posted on 19/Apr/2025 21:39:39



