Edona Llalloshi Instagram – Kundërshtim
Përmes këtij kundërshtimi, dua të sqaroj opinionin në lidhje me deklaratën e Sibel Halimi në një emision televiziv.
Sibel Halimi (mikja ime) paska deklaruar se: “…i thashë ku gabove…”.
Ngjarja për të cilën flet Sibeli ka ndodhur në Hotel Grand, ku isha e ftuar nga miku i familjes, Adnan Merovci, në rastin e promovimit të pesë librave të titulluar “TË PREMTET”.
Pas përfundimit të eventit, ndërsa po zbrisja shkallët, dikush nga të pranishmit më kërkoi që të bënim një foto. Në ato momente, nga pas erdhi Sibeli, e cila, e buzëqeshur, erdhi drejt meje duke më thënë, po e citoj:
“Uhhhh bre Edona po për pak na ike “ u përshëndetëm ngrohtësisht, dhe une ja ktheva “Edhe ju gjithmonë për pak vonoheni”. Biseda e shkurtër u mbyll me urimet për suksese reciproke.
Unë dua të besoj fuqishëm se mikja ime ka gabuar në deklaratën e saj, sepse miket e mira mund të gabojnë, por kurrë nuk do të bënin diçka për qëllime të tjera!
p.s. Miqësia për mua është një vlerë e përhershme që e çmoj, e kultivoj dhe e vlerësoj me sinqeritetin më të madh.
EDONA | Posted on 26/Jan/2025 21:25:00



