Urime martesën, Teuta e dashur! Familje të nderuara Rugova dhe Gjeloshi, Duke e ndjerë thellë në shpirt këtë moment kaq të rëndësishëm për ju, më lejoni t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për martesën e Teutës me Agronin. Për mua si artiste, do të ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të performoja në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për Familjen Rugova dhe Gjeloshi. Por, fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve të planifikuara më herët, m’u pamundësua të përformoja dhe të shijonim momente të bukura nga martesa juaj. Gjithsesi, ju falenderoj për përzgjedhjen tuaj. E dashur Teuta, sot ke nisur një kapitull të ri me dinjitetin e një vajze të rritur në një familje me traditë, vlera dhe dashuri për vendin. Si mike e familjes suaj, uroj që martesa jote të jetë strehë e dashurisë së përhershme! Zonjës Fanë dhe gjithë familjes urime! Me shumë dashuri dhe respekt, Edona Llalloshi
🤍🥂🤍
Shpëto, o Zot, çdo gjë shqiptare. Zot, ti je burimi i jetës dhe lirisë. Liria e jonë, është e drejta, besimi dhe forca për të qenë vetvetja. Edhe sot, si dikur, qëndroj e palëkundur në kauzën time për LIRI. Jo si fjalë, por si zgjedhje. Jo si imagjinatë, por realitet. Jo vetëm për vete, por për gjithçka shqiptare që rrezikohet të shkatërrohet – rrënohet nga e keqja.