Albana Osmani Instagram – 🇦🇱 Mirëmëngjesi, sot për FAMILJEN SHQIPTARE! ❤️
📜 Shqipëria mbetet tokë me dy gjini : burrë dhe grua.
Projektligji i Qeverisë, nën drejtimin e Kryeministrit Rama, u rikthye me 22 amendamente kundër “përkatësisë së shumëfishtë”, duke riafirmuar vlerat e kombit tonë dhe ligjësinë hyjnore të krijimit.
Ne jemi ashtu siç na ka bërë Zoti, siç e kanë ruajtur brez pas brezi nënat dhe baballarët tanë ,me familje të shëndetshme, me dashuri, me rrënjë, me taban. Ky është triumfi i së vërtetës, i shpirtit shqiptar dhe i një populli që nuk lejon mjegull në zemrën e brezave të rinj.
🙏 Mirënjohje Zotit të gjallë e te gjithëpushtetshëm ,
dhe çdo shqiptari e shqiptareje që e do FAMILJEN dhe KOMBIN me shpirt.
Fjalët Nënë dhe Babë janë fjalët më të mëdha, më të shenjta, më hyjnore që mbajnë gjallë kombin tonë ndër shekuj. Mirënjohje përgjithmonë ndaj çdo Babe Hero , dhe çdo Nëne Shqiptare Burrneshë , qe sakrifikon tërë jetën për familjen.
Faleminderit çdo zemre që qëndroi në lutje.
Faleminderit çdo besimi fetar, çdo shpirt të ndershëm që u ngrit në frymë kundër planeve të errësirës.
Faleminderit çdo personi publik që me zërin dhe influencën e tij zgjodhi dritën, jo frikën.
Sot është ditë krenarie kombëtare, besimi dhe shprese.
Zoti e bekoftë FAMILJEN SHQIPTARE, dhe Zoti e bekoftë SHQIPËRINË ❤️ !
⸻•—————•—————-•————————-•———————•
Video ku mbaj tabelen me mesazhin per familjen , eshte publikuar ne kanalin tim ne YouTube ne 25 dhjetor 2024. Me titull “Mary did you know” .Duke dashur te percjell kete mesazh lidhur ketu me tekstin e kenges referuar Krishtlindjes, besimit ne Zot dhe ne ate qe ai ka krijuar si vazhdimesine e jetës FAMILJA , Nëna dhe Babai dhe Femijët.
Video “We will rock you” – karaoke remake dhe me nje tekst te personalizuar me nje mesazh per rinine shqiptare , eshte publikuar ne fillim te sezonit te pare te Albana Osmani Show rreth nje vit me pare . Na kanalin tim ne YouTube . | Posted on 16/Oct/2025 13:34:54



