Edona Llalloshi Instagram – Publiku im i dashur!
Me shumë emocion dhe përulësi ndaj besimit tuaj, para pak kohësh kam shpallur kandidaturën time për deputete. Ky është një hap i rëndësishëm në jetën time dhe një përgjegjësi që e pranoj me seriozitet të madh. Nëse zgjidhem, do të përfaqësoj dhe shërbej votuesit e mi me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë, gjithmonë duke u përpjekur për të mirën e përbashkët.
Kënga dhe përkushtimi im ndaj jush do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e jetës sime. Nuk do të ndalem së dhuruari emocion dhe frymëzim përmes muzikës.
Për të gjithë ata që tashmë kanë bërë rezervimet për mua dhe grupin tim, ju siguroj se mund të qëndroni të qetë — do të jemi gjithmonë aty ku na keni kërkuar.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj!
Me dashuri dhe respekt.
EDONA | Posted on 03/Jan/2025 01:16:32



