Jonida Maliqi Instagram – Episodi i sotëm më shumë se një rrëfim para kamerave ngjan me një seancë terapie:)
Për herë të parë, që kur e njoh (circa 2002) Jonida Maliqi tregon pa drojë të gjitha përjetimet e një rrugëtimi jo fort të lehtë nga lindja e djalit e deri më sot; dhe bën pa frikën nga gjykimi në një vend ku gjykimi shpesh vjen para dëgjimit dhe kuptimit.
Pak ditë para 8 Marsit do doja shumë që ky rrëfim të shkojë sidomos tek vajzat e vogla ëndërrimtare si Jonida, me urimin që të zgjedhin veten gjithmonë, edhe kur kanë botën kundër.
Jam e lumtur që zgjodhi shtëpinë time dhe @mirembremayje për këtë rrëfim që do t’ju prekë të gjithëve.
Mos e humbisni, sonte ora 20.00 në kanalin tim në Youtube. | Posted on 26/Feb/2026 22:08:38



