Oriola Marashi

Oriola Marashi Instagram – Mama ❤️

Sot njerezit njohin Oriolen. Shohin skenen, dritat, punen time dhe rrugen qe kam bere. Por shume pak e dine se pas cdo hapi tim qendron nje grua e vetme qe ka luftuar me mish e me shpirt per ne.

Ti mama.

Ti je gruaja qe ndryshoi fatin tone. Nese nuk do ishte per ty, ndoshta sot askush nuk do ta njihte Oriolen. Ndoshta do kishim mbetur diku tjeter, me nje jete krejt ndryshe. Por ti nuk u dorezove kurre.

Ti luftove per ne kur jeta nuk ishte e lehte. Na mbrojte, na rrite, na mesove te jemi te forta dhe te mos kemi frike nga bota. Na mesove te jemi njerez te mire dhe te mos i bejme keq askujt.

Ti je nje nga ato gra qe nuk e tregon cdo beteje qe ka kaluar, por ne e dime. E kemi ndjere ne cdo sakrifice, ne cdo nate pa gjume, ne cdo vendim qe more per te na dhene nje jete me te mire.

Shpesh them me vete se nese arrij te jem qofte edhe nje pjese e vogel e gruas qe je ti, do ndihem shume krenare me veten time.

Sepse per mua ti je heroina ime.
Gruaja qe me mesoi si te jem e forte.
Gruaja qe me mesoi si te dua.
Gruaja qe me mesoi si te luftoj per jeten time.

Sot ne 8 Mars dua vetem te te them faleminderit.

Faleminderit qe me dhe jeten.
Faleminderit qe me dhe forcen.
Dhe faleminderit qe me bere njeriun qe jam sot.

Te dua pafund mama. ❤️ | Posted on 08/Mar/2026 18:25:54

Oriola Marashi
Oriola Marashi

Check out the latest gallery of Oriola Marashi